Anglia me mesazh emocional në Twitter pas humbjes në EURO 2020

  • S.A /
  • 12 July 2021 - 12:52
Anglia me mesazh emocional në Twitter pas humbjes në EURO 2020

Anglia dështoi për të fituar trofeun e madh të cilën e rrëmbeu për herë të fundit në vitin 1966 kjo pasi humbi ndaj Italisë në finalen e EURO 2020. Tre Luanët kanë shkruar një mesazh emocional për tifozët në rrjetin social Twitter pas humbjes.

“Futbolli. Nuk ka të bëjë vetëm me trofe, dhe se si ne ende jemi duke pritur. Nuk ka të bëjë me golin që kemi shënuar, apo ata që nuk kemi shënuar. Bëhet fjalë për udhëtimet që kemi bërë, nga rrënjët tona deri në majë. Janë miqtë që kemi bërë, njerëzit që ne përfaqësojmë dhe qëndrojnë përkrah tyre kur kohët bëhen të vështira. Futbolli është familje, është komunitet, është unitet, është shtëpia”.

Anglia kishte pritur 55 vjet për një paraqitje të madhe përfundimtare dhe shefi i Anglisë, Gareth Southgate beson se sapo të qetësohet situata, ata do të kthehen me krenari. Ai tha: ” Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për të gjithë ne, natyrisht. Ju duhet ta ndjeni atë zhgënjim sepse mundësitë për të fituar trofe si ky janë kaq të rralla. Lojtarët kanë një meritë absolute. Ata kanë dhënë gjithçka që munden.

Kurse sa i përket penalltive ai tha “Më takon mua, vendosa për ekzekutuesit e penalltive bazuar në atë që kanë bërë në stërvitje”, shtoi Southgate.

(Kosova Sot Online )