Antonela i hidhet në përqafim Messit
Lionel Messi u prit në aeroportin e Rosarios nga Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e vet, pasi u kthye triumfalisht nga Kupa e Amerikës në Brazil në fundjavë.
Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Kupën e Amerikës 2021 të shtunën mbrëma në Rio de Janiero, duke i dhënë fund agjërimit të pambarim për një trofe të madh me ekipin kombëtar
Argjentina e mundi Brazilin 1:0 në finalen e së shtunës në Maracana, falë një goli të Angel Di Marias.
Messi u kthye të dielën në Rosario, vendlindjen e vet, si triumfues dhe u prit nga bashkëshortja e vet, e cila e përqafoi gjatë në një ribashkim emocional. Familja e Messit u detyrua të qëndrojë në Rosario për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia a COVID-19 në Amerikën Jugore.
(Kosova Sot Online)