Ronaldo ka falënderuar të gjithë pas rekordit të fundit

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 17:10
Ronaldo ka falënderuar të gjithë pas rekordit të fundit

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka falënderuar të gjithë pas rekordit të fundit që arriti.

Portugezi ishte golashënuesi më i mirë në “Euro 2020”, pavarësisht që Kombëtarja e tij u eliminua në fazën 1/16 e finales.

Me pesë gola dhe një asistim të regjistruar Ronaldo ishte golashënuesi numër një në këtë “Euro 2020”, turne që u fitua nga Italia.

Ndërsa, së fundmi, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka reaguar në rrjetin social Instagram duke falënderuar të gjithë që i ndihmuan të arrijë këtë rekord.

“Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan të arrijë një tjetër moment historik”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)