Bonucci dëshiron ta bindë Chiellinin të luajë në Botërorin e 2022

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 20:37
Bonucci dëshiron ta bindë Chiellinin të luajë në Botërorin e 2022

Lenoardo Bonucci ka thënë se ai dëshiron ta bind Giorgio Chiellini që të luajë në Botërorin “Katar 2022”

Italia e ka fituar Euro 2020 duke e mundur në penallti Anglinë në stadiumin Wembley. Pas ndeshjes, Bonucci dhe Chiellini kanë folur për Sky Sport Italia dhe atyre në këtë bisedë i është bashkuar edhe Gigio Donnarumma.

Ata janë pyetur nëse tifozët e Italisë do ta kenë kënaqësinë që t’i shohin ata prapë bashkë në mbrojtje në Botërorin e 2022. “Natyrisht, natyrisht”, është përgjigjur Donnarumma, i cili është zgjedhur edhe lojtari më i mirë i turneut. Bonucci është dukur optimist dhe ka thënë se ai do ta bindë shokun e tij të skuadrës që të shkojnë më të.


(Kosova Sot Online)