KF Llapi-Shkupi luhet me tifozë

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 22:51
KF Llapi-Shkupi luhet me tifozë

KF Llapi ka lajmëruar nëpërmes rrjeteve sociale se do të lejohen tifozët për të hyrë në stadiumin “Fadil Vokrri

Ndeshja e kthimit në UEFA Conference Cup në mes të KF Llapit dhe Shkupit do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri duke filluar nga ora 20:00 ditën e enjte, do të këtë edhe tifozë brenda.

Këtë e ka lajmëruar me anë të një komunikate KF Llapi të cilët kanë treguar edhe atë se sa do të lejohen të marrin pjesë. “Lejohet hyrja e publikut në stadium pa prezencë të testit PCR, vetëm me biletë të personalizuar me emër dhe mbiemër”, thuhet në fillim të kësaj komunikate.

Sipas KF Llapit, biletat pritet që të dalin në shtije nesër (e martë) në orën 13:00 derisa ato do të shiten te jetë biletaria e klubit në objektin e stadiumit ”Zahir Pajaziti”, por klubi do të njoftojë edhe për pika të tjera të shitjes derisa një biletë pritet të kushtojë 10 euro.

Sipas kësaj komunikate, stadiumi do të mbushet vetëm 15 për qind.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë KF Llapi ka humbur me rezultat 2-0 në Shkup, para pesë dite.

(Kosova Sot Online)