Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje ndaj Izraelit

  • A.P /
  • 04 June 2026 - 08:01
Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje ndaj Izraelit

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në miqësoren në Tiranë ndaj Izraelit.

Kuqezinjtë pësuan minimalisht 0:1 ndaj Izraelit në “Air Albania” në Tiranë.

Goli i vetëm i përballjes erdhi në minutën e 73-të kur realizoi Gloukh, pas asistimit nga ana e Yarin.

Kësisoj, përzgjedhësi i ri i Shqipërisë, Rolando Maran e nis me humbje aventurën e tij te kuqezinjtë.

Shqipëria do ta luajë një tjetër ndeshje miqësore pas tri ditësh po ashtu në shtëpi ndaj Luksemburgut.

(Kosova Sot Online)