Zbulohet 11-shja më e mirë në Kupën e Amerikës, Messi me Neymarin udhëheqin sulmin

  • A.P /
  • 13 July 2021 - 19:48
Zbulohet 11-shja më e mirë në Kupën e Amerikës, Messi me Neymarin udhëheqin sulmin

Konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL, zbuloi këtë të martë formacionin më të mirë të Kupës së Amerikës, që u zhvillua në Brazil, paralelisht me Kampionatin Europian.

Argjentina triumfoi me Lionel Messin në super formë dhe natyrisht, udhëheq sulmin në formacionin më të mirë.

Bashkë me të në sulm janë Diaz i Kolumbisë dhe shoku i ngushtë i Leos, Neymar Junior.

Argjentina, fituese e këtij turneu, ka katër lojtarë në formacionin tip: portierin Emiliano Martinez, mbrojtësin Cristian Romero, mesfushorin Rodrigo De Paul dhe, pa dyshim, sulmuesin Lionel Messi, i cili përmbushi ëndrrën duke fituar një trofe madhor me përfaqësuesen (i mungon vetëm Kupa e Botës). Brazili përfaqësohet nga tre elementë, Marquinhos dhe Neymar të PSG-së dhe Casemiron e Realit). Isla (Kili), Estupinan (Ekuador), Yotun (Peru) dhe Diaz (Kolumbi) plotësojnë 11-shen më të mirë.

(Kosova Sot Online)