Itali – Argjentinë: Kampionia e Evropës kundër kampiones së Amerikës Jugore së shpejti

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 12:14
Itali – Argjentinë: Kampionia e Evropës kundër kampiones së Amerikës Jugore së shpejti

Kampionia e Evropës, Italia, dhe kampionia e Amerikës Jugore, Argjentina, do të përballen në një ndeshje miqësore spektakolare në stadiumin Diego Armando Maradona në Napoli.

Sipas New York Times, bisedimet për zhvillimin e asaj që praktikisht do të ishte një kupe interkontinentale kanë shënuar përparim të dukshëm.

Italia e fitoi Kampionatin Evropian 2020 të dielën, pasi e mundi Anglinë 3:2 në penallti, në një ndeshje dramatike në tokën angleze, Wembley.

Paraprakisht, Argjentina e fitoi Kupën e Amerikës, për herë të parë në 28 vitet e fundit, pasi e mposhti 1:0 Brazilin në finalen e Maracanas në Rio de Janiero.

Takimi mes tyre do të jetë miqësor, por një mundësi fanstatike për t’i parë kampionen e Evropës duke u përballur me kampionen e Amerikës Jugore.  

Hera e fundit kur Italia dhe Argjentina u takuan ishte në një ndeshje gjysmëfinale në Kupën e Botës 1990. Në atë kohë, Maradona ishte kapiten i Argjentinës.

Pas vdekjes së tij vitin e kaluar, stadiumi i Napolit San Paolo e mori emrin e tij. 

(Kosova Sot Online)