Nedved i konfirmon të ardhmen e Ronaldos

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 15:36
Nedved i konfirmon të ardhmen e Ronaldos

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, i ka siguruar tifozët e bardhezinjve të brengosur për të ardhmen e Cristiano Ronaldos se sulmuesi portugez do të mbetet në Torino.

Ronaldo nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere, por ka pasur thashetheme në mediat italiane se ai mund t’i bashkohet ndonjë gjiganti tjetër evropian.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton se Nedved i siguroi përkrahësit e Juventusit, të cilit ishin mbledhur pranë Continassas për  ta mirëpritur rikthimin e Massimiliano Allegrit në klub, se portugezi nuk do të largohet.

“Ai po vjen, ai po vjen”, u përgjigj Nedved kur u pyet për Ronaldon.

Ronaldo është duke i shijuar pushimet me familje pas Kampionatit Evropian dhe Nedvedi tha se ai do të kthehet në klub në ditët në vijim.

Lojtarët e Juventusit që nuk ishin pjesë e Euro 2020, i kanë nisur tashmë përgatitjet për sezonin e ri 2021/22. 

(Kosova Sot Online)