Vangjeli prezantohet te Prishtina: “Jam si vera, sa më e vjetër…”

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 20:23
Vangjeli prezantohet te Prishtina: “Jam si vera, sa më e vjetër…”

Kristi Vangjeli sërish me ngjyrat bardheblu, por jo me ato të Tiranës.

Mbrojtësi veteran korçar është prezantuar këtë të enjte nga Prishtina në Superligën e Kosovës, ku po gjejnë strehë shumë lojtarë më përvojë nga Shqipëria.

Në prononcimin e tij të parë si futbollist i Prishtinës, 35-vjeçari deklaroi:

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Ndihem mirë që do të vazhdoj të vesh fanellën bardhekaltër, kjo një kënaqësi më tepër. Vij në një ekip kampion dhe shpresoj që gjithë atë përvojë dhe forcën në karrierën time t’ia përcjell ekipit këtu, të ndihmoj në maksimum, qoftë për të arritur kalimin e tureve në Evropë, qoftë për të arritur prapë objektivin kryesor të klubit, titullin e kampionit.”

Në Prishtinë, Vangjeli do të gjejë shumë futbollistë që kanë spikatur në kampionatin shqiptar.   


(Kosova Sot Online)