Harry është lojtar i joni

  • A.P /
  • 16 July 2021 - 17:29
Harry është lojtar i joni

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane është lidhur me një kalim të Manchester United apo City, por Tottenham dëshiron që të nënshkruajë më të kontratë të re

Harry Kane vazhdon të lidhet me një kalim në Manchester City apo në United por trajneri i Tottenhamit, Nuno Espirito Santo  dëshiron që ta mbyll debatin për të ardhmen e sulmuesit. Kane nuk ka fituar ndonjë trofe me skuadrën nga Londra Veriore, kështu që mendohet se ai pas dështimit të tij në Euro 2020 do të largohet te një skuadër me të cilën do të fitonte trofe.

Skuadra të mëdha në Europë do ta dëshironin ta kishin në radhët e tyre sulmuesin anglez, por sulmuesi i Spurs, 27 vjet, ka kontratë me këtë skuadër deri më 2024 dhe nuk dëshirojnë që ta shesin atë.

“Harry është lojtar i joni. Nuk kemi nevojë të flasim asgjë për këtë. Pikë.”, ka thënë Nuno për gazetarët kur është pyetur për të ardhmen e Kane në një konferencë për shtyp pasi mori drejtimin e Tottenhamit. “Tani është koha që Harry të rimbushet me energji dhe të pushojë. Kur të kthehet është koha që të bisedojmë. Ai duhet të përgatitet për atë që do të vinë këtu”.

“Nuk kam dyshime. Nuk kam dyshime. Ajo çfarë dua është rikuperimi sa më i mirë i Harryit, të këtë një pushim të mirë dhe kur të arrijë do ta ndiejë tek të gjithë ne se përkushtimi për këtë skuadër do ta bëjë atë edhe më të mirë. Ne jemi shumë ambicioz, ne jemi njerëz ambicioz dhe ne dëshirojmë që t’ia dalim mirë dhe nuk ka dyshim që Harry është njëri prej këtyre personave”. 

(Kosova Sot Online)