A është Alaba karta e egër e Ancelottit

  • A.P /
  • 16 July 2021 - 19:08
A është Alaba karta e egër e Ancelottit

Ai është një lojtar që mund të luajë në tri pozita

Nënshkrimi i David Alabas nga Real Madridi ishte konfirmuar nga Marca ekskluzivisht më 18 janar dhe Los Blancos kanë qenë të qartë që atëherë se ai po vjen për ta forcuar mbrojtjen e tyre.

Kjo është shumë e rëndësishme pasi që Sergio Ramos është larguar kurse e ardhmja e Raphael Varane është e pasigurt, por Alaba shpreson që të luajë në mesfushë, pasi që këtë e ka bërë edhe për Austrinë disa herë.

Carlo Ancelotti e njeh Alaban mirë, pasi që ka punuar me të në Bayern Munich. Po ashtu, gjatë kohës sa drejtonte më parë Real Madridin, italiani e kërkonte Alaban si opsion për krahun e majtë të mbrojtjes. Nuk ndodhi, por aty luajti ai sa ishte me austriakun tek ekipi i Bavarisë. Nën urdhrat e Ancelottit, Alaba ka luajtur 52 herë dhe vetëm 11 herë si mbrojtës qendror.

Tani, Real Madrid ka nevojë për të më shumë si mbrojtës. Në anën e majtë ata kanë Marcelon dhe Ferland Mendy që garojnë për 11-ën e parë, Casemiro është mburojë apo mesfushorë defansivë.

Alaba nuk dëshiron të luaj në anën e majtë, pavarësisht se ka luajtur 247 ndeshje në atë krah sipas Transfermarkt. Si krahasim, ai ka luajtur 116 herë në mbrojtje dhe 100 në mesfushë.

Kushti për nënshkrimin e tij

Alaba për herë të parë kishte luajtur si mbrojtës nën urdhrat e Pep Guardiolës, por ideja për të luajtur në mesfushë asnjëherë nuk u largua nga mendja e tij. Në fakt, PSG ishte interesuar për të në janar, lojtarit ju tha se ai mund të zgjidhte në mes të tyre dhe Real Madridit por ai kërkoi se cila nga to mund të luajë në mesfushë.

Ai nuk dëshiron të luajë vetëm në mbrojtje gjë të cilën e bëri të qartë edhe në verë të Euro 2020. “Mund të ndikoni në lojë shumë në të dyja drejtimet – sulm dhe mbrojtje”, ka thënë Alaba. Tani, Alaba duhet të pret çfarë mendon Ancelotti për këtë gjë.

(Kosova Sot Online)