Befason Neymar me lookin e ri: Biond me kaçurrela

  • A.P /
  • 16 July 2021 - 19:40
Befason Neymar me lookin e ri: Biond me kaçurrela

Stili i ri i Neymar ka befasuar shumë tifozë të tij anembanë botës

Neymar zakonisht i befason fansat në fushë me trikat e tij dhe stilat, por kësaj here ai ka vendosur që ta ndryshojë pamjen e tij.

Pas një qëndrimi katër orë te frizeri, ylli brazilian tani ka kaçurrele të bardh, të cilat ai i ka treguar edhe në rrjetet sociale.

Ylli i Paris Saint-Germain për momentin është në pushime pasi që humbi në finale të Copa America me Brazilin kundër Argjentinës. Nuk është hera e parë që Neymar ka bërë diçka të papritur me flokët e tij, ai i kishte ngjyrosur më ngjyrë rozë në sezonin e kaluar e ku ishte shfaqur me to në ndeshjen kundër Montpellier. 

(Kosova Sot Online)