Vazhdon publikimi i audiove të Fiorentino Perezit: Tregon kritikat e ashpra të Mourinhos për të dashurën e Ozilit

  • A.P /
  • 16 July 2021 - 20:11
Vazhdon publikimi i audiove të Fiorentino Perezit: Tregon kritikat e ashpra të Mourinhos për të dashurën e Ozilit

Gjatë tërë kësaj jave janë transmetuar disa audio të presidentit të Florentino Perez të cilat janë publikuar nga El Confidencial dhe sot (e premte) kanë dalë edhe disa të tjera

Në grupin e fundit të përgjimeve audio dëgjohen mendimet e Perez për Gutin, Mesut Ozilin, Luis Figon dhe disa të tjera. Kjo është ajo kryesore që shihet në audiot e punuara këtë të premte.

Historia e Mourinhos me të dashurën e Ozil

“Ozil erdhi këtu në moshën 21 vjeçare. Ai është turk i gjeneratës së tretë dhe ishte zbuluar nga Madridi. Ai nuk kishte asgjë, s’ishte as, as k…, as gjeneratë e tretë apo nuk kishte të dashur. Ai largoi jashtë të dashurën dhe ndryshojë stilin e jetës, duke rënë në dashuri në një modele italiane nga Milani. Ai kishte avion privat, kështu që ai shkonte atje, bënte seks dhe kthehej. Pastaj një ditë, ai e hidhëroi Jose Mourinhon i cili me shaka i tha ‘Hey Ozil idioti, me lejo të tregojë se çfarë të kisha bërë nëse do të ishte baba i juaj, se kjo vajzë që t’i po shkon pas saj është “q…” me të gjithë lojtarët e Interit dhe AC Milanit, përfshirë edhe stafin e trajnerët e të dyja skuadrave’. Ozili e la pastaj atë”, citohet të këtë thënë Perez në këtë audio incizim.

Mendimet e Perez për Gutin

“Ai është një hajvan, armiku më i madh i vetvetes. Ai është një huligan, duket si një cjap.

Perez flet për zhveshtoren e Galacticos

“Luis Figo është një p…në zhveshtore. Ai është bir kurve, si Raul. Dy vezë të prishura janë Figo dhe Raul. Më i miri ishte Zinedine Zidane, pa asnjë dyshim”.

Godet legjendat e kohës se “Quinta del Buitre”

“Këta djem mendojnë që mund të jetojnë në Real Madrid deri të vdes. Është turp, por kjo është. E tëra është për ta. Janë: Buitre, Sanchis, Michel, Martin Vazquez…”

Edhe më shumë kritika për Michel

“Ai është një mashtrues, trajner i tmerrshëm. Ishte trajner në Castilla, mendoj se ishte Michel i cili detyrojë Joan Matan të largohet për t’i bërë hapësirë në skuadër djalit të tij”.

(Kosova Sot Online)