Jack Grealish pritet ta vazhdojë kontratën me Aston Villan

  • A.P /
  • 16 July 2021 - 21:10
Jack Grealish pritet ta vazhdojë kontratën me Aston Villan

Nassef Sawiris dhe Wes Edens dëshirojnë që Jack Grealish ta udhëheqë Aston Villan për në Liugën e Kampionëve në të ardhmen me çiftin që besojnë se ylli i tyre do të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën e tyre

Edhe një ditë tjetër e re dhe shumë lajme e raporte për Jack Grealish, me të fundit që Manchester City dëshiron që ta transferojë yllin e Aston Villas dhe Harry Kane nga 175 milionë deri në 215 milionë funte. Një agjent i ka dhënë zjarre këtyre raporteve pasi që ka thënë se Grealish është shumë afër të bashkohet me City, pasi që edhe ai e dëshiron këtë skuadër.

Sulmuesi i shpejt u përfol për një muaj e tash kanë filluar thashethemet përsëri pasi që asgjë nuk ka konkrete apo të konfirmuar nga City, përpos faktit që Vuilla është afër për të nënshkruar një marrëveshje të re me kushte të mira financiare për sulmuesin e tyre.

Grealish tani ka kohën e duhur për të vendosur për të ardhmen e tij pas Euro 2020 dhe kjo pritet të vendoset pasi ai të kthehet. Villa pret që e ardhmja e Grealish të qartësohet para këtij muaji. Këtë javë, Villa bëri publike fanellën e re, në të cilën paraqitjej edhe Grealish. Klubi e përdori një intervistë të mëparshme të Grealish për ta promovuar atë. “Të gjitha e dinë çfarë vlere kanë ngjyrat vjollcë dhe të kaltra për mua, unë jam djalë i Villas për tërë jetën time. Me pëlqen të luaj për këtë klub”, tha ai.

Tri ditë më vonë kishte një panik te tifozët e Villas të cilët besonin se “ka një marrëveshje të shpejt me City, ku ai është pajtuar për kontratën e tij” por “burime të afërta me lojtarin ai është shumë afër për të nënshkruar kontratë të re me Aston Villan”.

Fakti që ende gjërat janë mjegull – edhe për Grealish – do të shihet në dy javët në vazhdim me Grealish që për momentin po shijon pushimet në Greqi bashkë me Ben Chilwell, Mason Mount dhe disa lojtarë të tjerë të Anglisë.

(Kosova Sot Online)