Reagon babai i Verstappen: Çfarë bëri Hamiltoni është e papranueshme, duhej diskualifikuar

  • A.P /
  • 20 July 2021 - 15:35
Reagon babai i Verstappen: Çfarë bëri Hamiltoni është e papranueshme, duhej diskualifikuar

Babai i Max Verstappen, Jos Verstappen ka thënë se Lewis Hamilton është dashur të diskualifikohej nga gara për Çmimin e Madh të Britanisë në Formula 1 të dielën, duke e quajtur shoferin britanik fajtor për aksidentin që e vuri në rrezik të birin e tij.

Fatmirësisht, shoferi i Red Bullit nuk pësoi ndonjë lëndim të rëndë, por e kaloi natën në spital pasi u nxor nga gara e së dielës qysh në rrethin e parë pas përplasjes me Hamiltonin.

Megjithëse u dënua me 10 sekonda për shkaktimin e përplasjes nga e cila Verstappen e përfundoi garën qysh në xhiron e parë, Hamiltoni ia doli ta fitojë Çmimin e Madh të Britanisë dhe ta ngushtojë epërsinë e Verstappenit në garë për titull në Formula 1.

Pas garës, shtatë herë kampioni i Formula 1 nga Britani e mohoi të ketë bërë ndonjë gabim për ta shkaktuar aksidentin, duke e quajtur Verstappenin vozitës agresiv.

Por babai i holandezit e ka quajtur qesharak dënimin me 10 sekonda për Hamiltonin.

“Çfarë bëri ai është e papranueshme, mendoj se dënimi me 10 sekonda ishte qesharak, vërtet”, tha Verstappen për De Telegraaf.

“Sipas mendimit tim, ata është dashur ta diskualifikonin atë. Max i dha hapësirë atij dhe ishte para tij, nuk mund të bësh tejkalim nga ana e brendshme”, shtoi ai. 


(Kosova Sot Online)