Veteranët e futbollit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë do të përballen mes vete pas përurimit të shtatores së Fadil Vokrrit

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 22:55
Veteranët e futbollit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë do të përballen mes vete pas përurimit të shtatores së Fadil Vokrrit

Nesër në orën 18:00 do të bëhet përurimi i shtatores së Fadil Vokrrit, pikërisht në ditëlindjen e 61-të të Legjendës.

Kjo ceremoni do të organizohet në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, aty ku do të vendoset shtatorja e Legjendës së futbollit mbarëkombëtar.

Të pranishëm në këtë ceremoni pritet të jenë kryeministri Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, familja Vokrri si dhe personalitete tjera të institucioneve dhe të sportit, njofton FFK.

FFK b%n gjithashtu të ditur se pas ceremonisë së zbulimit të shtatores, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, do të zhvillohet turneu me rastin e ditëlindjes së Legjendës, Fadil Vokrri.

Në ndeshjen e parë e cila fillon në ora 19:00 do të luajnë veteranët e dy skuadrave në të cilat ka luajtur Legjenda, Llapi dhe Prishtina, derisa më pas në fushën e gjelbër do të zbresin disa prej emrave më të shquar të futbollit mbarëkombëtar, pasi do të përballen veteranët e futbollit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë.


(Kosova Sot Online)