Drita: “Po shkruajmë historinë, kemi edhe 90 minuta për të luftuar”

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 23:51
Drita: “Po shkruajmë historinë, kemi edhe 90 minuta për të luftuar”

Edhe 90 minuta luftë për të vazhduar e për të shkruar histori, mesazhi i Dritës pas barazimit në Fadil Vokrri në kuadër të UEFA Europa Conference League

Klubi Futbollistik “Drita” sonte ka arritur një barazim historik me rezultat 0:0 kundër Feyenoordit në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë kualifikuese.

Pas barazimit historik, Drita me anë të një postimi ka thënë se e gjithë kjo histori i takon djemve bardh e kaltër.

për ta vazhduar historinë, Drita ka per ti zhvilluat edhe 90 minuta në Holandë.

“Feyenoord nuk kalon, INTELEKTUALËT dhezin DRITËN! Jemi ne ata të cilët shkruajmë histori të parët. Feyenoord nuk arrit të na mposht, dhe e gjithë kjo histori ju takon djemve bardh e kaltër! Kemi edhe 90 minuta për të luftuar e besuar!!! Forca DRITA!”, u shprehë klubi nga Gjilani.

Të dy skuadrat kishin rastet e veta, Drita pati ndihmën e tifozëve të shumtë në “Fadil Vokrri”, dhe luftoi deri në fund per të nxjerre këtë rezultat historik.

Kështu, gjithçka do të vendoset në sfidën e dytë.

Takimi kthyes i rundit të dytë kualifikues zhvillohet pas një jave në Holandë dhe fituesi kalon në rrethin e tretë kualifikues ku e pret klubi zviceran Luzren. 


(Kosova Sot Online)