Shimizu S-Pulse e zyrtarizon transferimin e Benjamin Kolollit

  • 23 July 2021 - 11:23
Shimizu S-Pulse e zyrtarizon transferimin e Benjamin Kolollit

Edhe zyrtarisht, Benjamin Kololli është pjesë e Shimizu S-Pulse.

Është klubi që ka njoftuar për transferimin e mbrojtësit shqiptar, si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata në qershor me FC Zurich.

Shimizu S-Pulse përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin japonez. Kartoni i Kolollit sot vlerësohet 700 mijë euro, derisa më e larta ndonjëherë ka qenë në vitin 2019, ai vlerësohej atë kohë 2.75 milionë euro, e gjitha kjo pas paraqitjeve brilante me Kosovën. 

(Kosova Sot Online )