“Messi dëshiron të qëndrojë, po bëjmë gjithçka që të ulim pagat dhe të gjejmë një zgjidhje”

  • S.A /
  • 23 July 2021 - 11:16
“Messi dëshiron të qëndrojë, po bëjmë gjithçka që të ulim pagat dhe të gjejmë një zgjidhje”

Në ceremoninë e prezantimit të sulmuesit holandez, Memphis Depay, presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka përfituar nga rasti për të folur për Lionel Messin, që është shndërruar në një problem. Messi vazhdon të jetë i lirë që kur i ka skaduar kontrata më 30 qershor. Sido që të jetë, Laporta thotë se marrëveshja është arritur mes klubit dhe Leos, është optimist se do të gjejnë edhe zgjidhjen e duhur për të zyrtarizuar rinovimin me 34-vjeçarin.

Barça ka probleme ekonomike dhe fillimisht duhet të shesë lojtarë, gjithashtu të ulë edhe pagat, para se të nënshkruajë me Messin.

“Futbollisti ka thënë gjithmonë se dëshiron të qëndrojë dhe për këtë nuk ka dyshime. Megjithatë duhet të respektojmë disa rregulla dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për të ulur nivelin e pagave apo për të aplikuar disa formula të pranueshme nga La Liga. Presidenti Tebas është shumë i disponueshëm për të na ndihmuar, pasi ai i pari është i interesuar që lojtarë të kalibrit të Messit të mbetet ende në La Liga”, u shpreh Laporta.

Messi deshi të largohet verën e kaluar, por me ardhjen e Laportës në krye të klubit, ka ndryshuar gjithçka.

Ani pse i lirë sot dhe mund të shkojë në cilindo klub që do, Messi po e pret Barcelonën që të bëjë një zgjidhje sa më parë, dëshiron të vazhdojë të shkruajë histori me klubin e fëmijërisë. 

(Kosova Sot Online )