Çmenden mediat serbe: 'E ashtuquajtura Kosovë fiton medaljen e artë në Tokio'

  • G.G /
  • 24 July 2021 - 15:48
Çmenden mediat serbe: 'E ashtuquajtura Kosovë fiton medaljen e artë në Tokio'

Xhudistja Distria Krasniqi ka arritur që të marrë medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio. Pas kësaj, u intonua himni i Kosovës, derisa flamuri kosovar u ngrit më së larti. Mediat serbe ndërkohë, i janë referuar shtetit tonë si “E ashtuquajtura Kosovë”, derisa raportuan për këtë fitore të madhe.

B92 është mediumi i cili ka raportuar se pas Majlinda Krasniqit në Rio, tani edhe Distria Krasniqi ka arritur të bëhet kampione olimpike nga Kosova,.

“E ashtuquajturi Kosova fiton të artën në Tokio”, është titulli i këtij mediumi.

(Kosova Sot Online)