Pas pak garon notari 18-vjeçar, Olt Kondirolli

  • S.A /
  • 27 July 2021 - 12:36
Pas pak garon notari 18-vjeçar, Olt Kondirolli

Olt Kondirolli do të debutojë pas pak në Lojëra Olimpike, pasi do të garojë për Kosovën në Tokio 2020.

Notari 18-vjeçar nga Prishtina do të garojë në 100 metra stil të lirë në not.

Kondirolli është në baterinë e parë dhe pritet ta nisë garën rreth orës 12:10 sipas kohës sonë lokale.

Ai është garuesi i dytë kosovar që merr pjesë në Tokio 2020, pas Eda Zeqirit, 16-vjeçares që garoi ditë më parë në 400 metra stil të lirë. Zeriqi nuk ia doli të kulifikohej në finale për të luftuar për medalje.

Kondirolli mori pjesë në Kampionatin Evropian në Hungari vitin e kaluar dhe koha e tij më e mirë në 100 metra stil të lirë është 55:13, e shënuar pikërishtë në atë garë.

Ai është garuesi i tetë i Kosovës që garon në këto lojëra deri tani dhe do të kërkojë të bëhet i treti që i sjell medalje vendit nga Tokio 2020, pas Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës.

Pas tij, në ditët në vijim do të garojnë edhe Musa Hajdari, Loriana Kuka dhe Egzon Shala./G

(Kosova Sot Online )