Theu rekordin personal, por Kondirolli nuk kualifikohet tutje në “Tokyo 2020”

  • S.A /
  • 27 July 2021 - 12:41
Theu rekordin personal, por Kondirolli nuk kualifikohet tutje në “Tokyo 2020”

Olt Kondirolli ka përfunduar garimin e tij në not 100 metra stil i lirë. Ai garoi në grupin e parë dhe përfundoi në vendin e dytë me kohë 54:33.

Ai arriti të thyente rekordin e tij personal, por fatkeqësisht nuk ia doli të kualifikohej në gjysmëfinale.

Bateritë tjera patën garues me kohë më të shpejtë dhe kështu notarit kosovar iu pamundësua kualifikimi në mesin e 16 notarëve më të mirë.

Nga 70 garues sa morën pjesë, Olt Kondirolli u rendit i 64-ti, pasi që bateria e tij ishte më e ngadalshmja.

Kondirolli ishte garuesi i tetë i Kosovës që garon në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Pas tij, në ditët në vijim do të garojnë edhe Musa Hajdari, Loriana Kuka dhe Egzon Shala.

(Kosova Sot Online )