“Duhet ta mbroj shëndetin tim mendor” – Gjimnastja më e mirë amerikane tërhiqet nga finalja e madhe për medalje të artë

  • S.A /
  • 28 July 2021 - 09:53
“Duhet ta mbroj shëndetin tim mendor” – Gjimnastja më e mirë amerikane tërhiqet nga finalja e madhe për medalje të artë

Gjimnastja amerikane dhe katër herë fituesja e medaljes së artë olimpike, Simone Biles, është tërhequr nga finalja në garën individuale katër aparatesh në Tokio 2020.

Biles, e cila është gjimnastja më e suksesshme amerikane e të gjitha kohëve, u tërhoq edhe nga finalja e ekipit amerikan të martën duke thënë se i duhej të përqendrohej në shëndetin mendor.

Shefi i ekipit olimpik amerikan dhe atletët amerikanë e kanë vlerësuar vendimin e Biles për ta pasur parësor mirëqenien e shëndetit mendor.

24-vjeçarja i arriti të gjitha finalet individuale në Tokio.

Sot ajo duhej t’i mbronte titujt të në katër aparate: kërcimi i kalit, rrezja e ekuilibrit, ushtrimet e dyshemesë dhe shufrat e pabarabarta.

Ekipi amerikan i gjimnastikës tha: “Simone do të vazhdojë të vlerësohet çdo ditë para se të vendosim nëse ajo do ta vazhdojë garën javën e ardhshme”.

“Ne e përkrahim vendimin e Simones me gjithë zemër dhe e përshëndesim trimërinë e saj për ta pasur parësore mirëqenien e vet. Guximi i saj tregon, përsëri, pse ajo është shembull për t’u ndjekur për shumë njerëz”.

Biles ishte tërhequr të martën nga finalja e ekipit amerikan në gjimnastikë, duke thënë se i duhej të përqendrohej në shëndetin mendor.

“Më duhet të përqendrohem në shëndetin mendor. Mendoj se shëndeti mendor është më i pranishëm në sport tani”, kishte thënë ajo të martën.

“Ne duhet t’i mbrojmë mendjet dhe trupat tanë dhe jo thjesht të dalim në arenë dhe ta bëjmë atë që bota dëshiron që ne ta bëjmë. Ne nuk jemi vetëm atletë, jemi njerëz në fund të fundit”, kishte theksuar 24-vjeçarja.

(Kosova Sot Online )