Mbappe përfundimisht ia “këput këmbët” Real Madridit

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 17:04
Mbappe përfundimisht ia “këput këmbët” Real Madridit

Edhe pse Kylian Mbappé i ka komunikuar tashmë PSG qëllimin e tij për të mos rinovuar, gjestet e fundit nga sulmuesi sugjerojnë që, të paktën, ai do të vazhdojë deri në vitin 2022 në kryeqytetin francez.

Mbappe, së bashku me Neymar, ka qenë protagonisti më i madh i revistës zyrtare të PSG-së, duke dhënë një intervistë me yllin brazilian dhe duke siguruar që ëndrra e tij e madhe është të fitojë Ligën e Kampionëve në Paris.

“Ëndrra ime më e madhe është ta fitoj Champions Leaguen me PSG, do të ishte diçka fantastike”, tha Mbappé.

Kjo ka alarmuar Real Madridin që me çdo kusht e do 22 vjeçarin në Santiago Bernabeu.

Duket se ai do të qëndrojë të paktën edhe një sezon në Francë, para se ta veshë fanellën e klubit të ëndrrave, Real Madridit. 


(Kosova Sot Online)