Vidal do të qëndrojë në Inter

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 22:00
Vidal do të qëndrojë në Inter

Arthuro Vidal është përfolur shumë mbi një largim të mundshëm nga Interi këtë verë.

Por, përmes një deklarate për mediet italiane, ai lë të kuptohet se do vazhdojë me zikaltërit dhe këtë vit premton se do jetë akoma më i rëndësishëm për ekipin.

“Kam dëshirë të madhe për t’u rikthyer në fushë. Sezoni i shkuar nuk ishte i shkëlqyer për mua. Humba tre muajt e fundit për shkak të dëmtimit. Dua të ndihem mirë dhe t’i tregoj gjithë botës se kush jam. Fola me klubin, kemi një marrëdhënie të mirë. Ata kanë shumë besim te unë, këtë vit do bëj më mirë. Kam folur me Inzaghin, është trajner i nivelit të lartë. Ai e bën ekipin të ndihet mirë”, tha Vidal.


(Kosova Sot Online)