Van Persie bën shaka me futbollistin e Barcelonës, i thotë “djali im”

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 23:59
Van Persie bën shaka me futbollistin e Barcelonës, i thotë “djali im”

“Bëmë baba të të ngjajë”, Robin van Persie ka gjetur kohë të bëjë shaka me mesfushorin e Barcelonës, Riqui Puig.

Barcelona ka publikuar gjatë ditës së mërkure një foto të Riqui Puig në stërvitje.

Për çudi, në shikim të parë, të jep përshtypjen se është Robin van Persie në kohët e tij të arta.

Ai i ngjan aq shumë ish mesfushorit të Arsenalit e Manchester Unitedit, sa që e ka shtyrë këtë të fundit të bëjë postim për të.

“Shumë fat djali im këtë sezon”, ka shkruar Van Persie duke ia bashkangjitur disa emoji duke buzëqeshur.

Riqui Puig u injorua nga Ronald Koeman sezonin e kaluar, por këtë edicion po stërvitet në maksimum, për të qenë gati 100% për sezonin e ri. 

(Kosova Sot Online)