Reali do t’i largojë Iscon dhe Odegaardin, Arsenali duhet të paguajë 50 milionë euro

  • A.P /
  • 29 July 2021 - 19:20
Reali do t’i largojë Iscon dhe Odegaardin, Arsenali duhet të paguajë 50 milionë euro

Real Madridi është e vërtet se po bën revolucion në skuadër, por deri më tani mund të konsiderohet për të keq.

Sergio Ramos dhe Raphael Varane, dyshja e mbrojtjes me të cilët Reali ka fituar kaq shumë viteve të fundit, janë larguar zyrtarisht, derisa është afruar vetëm David Alaba, lojtar i cili karrierën e ka nisur si mbrojtës i majtë dhe s’ka shumë vite që është përdorur disa ndeshje në qendër.

Kjo do të thotë se nëse Reali nuk do të blejë lojtarë të tjerë, mbrojtja do të jetë pika më e dobët, pas sulmit që ka humbur atë shkëlqimin që prej largimit të Cristiano Ronaldos.

Sido që të jetë, ata nuk janë të vetmit, është larguar Diaz, ndërsa rrugës janë edhe Martin Odegaard dhe Isco, që të dy, sipas ESPN, Reali i ka qitur në shitje.

Për Odegaard interesohet Arsenali, Reali ka kërkuar 50 milionë euro për kartonin e norvegjezit.

Derisa për Iscon raportohet se e duan në Itali dhe Angli, mbetet të shihet nëse Carlo Ancelotti do të ketë ndikim dhe do t’i mbajë që të dy në skuadër, për të mos e çekuilibruar edhe më shumë ekipin. 


(Kosova Sot Online)