Solskjaer i lumtur me transferimin e Varane

  • A.P /
  • 29 July 2021 - 23:50
Solskjaer i lumtur me transferimin e Varane

Ole Gunar Solskjaer nuk ka sesi të mos jetë i lumtur me blerjen e Varane

Raphael Varane ka lënë Real Madridin pas 10 vitesh, për t’u transferuar te Manchester United në Angli.

Reali e shiti atë për 50 milionë euro, shitje që nuk është kuptuar nga shumë analistë në Spanjë, pas largimit edhe të Sergio Ramos.

Trajneri i “Djajve të Kuq” u shpreh shumë i lumtur për këtë super blerje.

“Varane është fitues. Ka fituar gjithçka, të gjithë trofetë. Është një ndër mbrojtësit më të respektuar në botë”, tha Solskjaer. 

(Kosova Sot Online)