Kjo është pozita momentale e Kosovës në “Tokyo 2020”

  • A.P /
  • 01 gusht 2021 - 11:50
Kjo është pozita momentale e Kosovës në “Tokyo 2020”

Sot po zhvillohet dita e nëntë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Kina vazhdon të prijë në listën e medaljeve me 50 medalje gjithsej, 23 të arta, 14 të argjendta dhe 13 të bronzta.

Pas saj gjendet ShBA-ja me 54 medalje gjithsej, 20 të arta, 20 të argjendta dhe 14 të bronzta.

Ndërkohë, Kosova gjendet në vendin e 20-të nga të gjitha vendet pjesëmarrëse me dy medalje të arta gjithsej, një të Distria Krasniqit dhe një të Nora Gjakovës.

Deri tash 10 garues të Kosovës i kanë mbyllur garat në Tokyo 2020, teksa vetëm mundësi Egzon Shala nuk ka garuar ende.

(Kosova Sot Online)