Kërkesat e larta të mesfushorit kroat e shqetësojnë Interin

  • E.K /
  • 02 August 2021 - 14:51
 Kërkesat e larta të mesfushorit kroat e shqetësojnë Interin

Sipas L’Interista, Inter do të takohet me përfaqësuesit e Marcelo Brozovic për të vazhduar bisedimet në lidhje me rinovimin e kontratës së kroatit, që skadon në vitin 2022.

Problemi në këtë moment është kërkesa e lojtarit, i cili kërkon 6 milionë euro për të nënshkruar rinovimin.

Një shifër që bazohet edhe te transferimi i Hakan Calhanoglu e zikaltrit dhe të kontratës së nënshkruar nga turku me kampionët e Italisë, por Marotta dhe Ausilio nuk janë dakord.

Negociatat mund të zhbllokohen në rastin largimit të ndonjë ylli, si Sanchez ose Vidal.

Përndryshe, për firmën e Brozovic me Interin do të duhet të zhvillohen edhe disa takime të tjera.

(Kosova Sot Online)