Marrëveshja e La Ligas me CVC, lajm i mirë për Barcelonën

  • G.G /
  • 04 August 2021 - 13:15
Marrëveshja e La Ligas me CVC, lajm i mirë për Barcelonën

Marrëveshja mes LaLigas dhe fondit të investimeve CVC, që do të lejojë injektimin e menjëhershëm të 2 miliardë e 700 milionë eurove, do të jetë si oksigjen për klubet elitare në Spanjë.

Marrëveshja do të ketë impakt të menjëhershëm veçanërisht te Barcelona, që do të mund të federojë Lionel Messin dhe pjesën tjetër të blerjeve të verës.

Kjo marrëveshje e nënshkruar dhe shpallur tashmë nga LaLiga me këtë fond, që do të ketë 10% të aksioneve në kapitalin e organit të kryesuar nga Javier Tebas, duhet të ratifikohet së shpejti. Javën e ardhshme do të mbahet Asambleja e përgjithshme e klubeve, e cila do të miratojë marrëveshjen.

Ky injeksion i kapitalit, i cili është për të gjitha klubet, në rastin e Barçës do të ndihmojë në zgjerimin e marzhit financiar për blerjet e reja. Kjo do të thotë që nuk do të ketë pengesa për marrëveshjet e rëna dakord prej javësh, me Leo Messin dhe pjesën tjetër të afrimeve të reja, kur përfshihen Kun Agüero, Depay, Eric Garcia dhe Emerson.

Të hënën e kaluar, Presidenti Laporta siguroi, pa dhënë më shumë detaje, se lojtarët e blerë së fundmi mund të regjistrohen në LaLiga, por i kërkoi Tebasit më shumë hapësira për të bërë blerje të tjera.

LaLiga njoftoi këtë të mërkurë marrëveshjen me fondin CVC dhe pritet që ajo të ratifikohet nga klubet në Asamble, pasi ky injeksion kapitali është i nevojshëm për të kryer me shumë investime.

(Kosova Sot Online)