Mbyllet finalja historike e garës së 3000 metrave me pengesa, ja në çfarë vendi u rendit Luiza Gega

  • G.G /
  • 04 August 2021 - 14:32
Mbyllet finalja historike e garës së 3000 metrave me pengesa, ja në çfarë vendi u rendit Luiza Gega

Atletja kuqezi, Luiza Gega zbriti në pistën e stadiumit të Tokios për finalen e madhe në garën e 3000 metrave me pengesa, teksa u renditit në vendin e 13-të, me kohën.

Bëhet fjalë për një event historik për atletikën tonë, pasi për herë të parë një atlete nga Shqipëria mori pjesë në finalen e Lojërave Olimpike.

Luiza Gega arriti të siguronte një vend mes 15 atleteve më të mira të botës, falë një paraqitjeje të shkëlqyer të bërë në kualifikuese.

32-vjeçarja regjistroi kohën 9.23.85, duke u pozicionuar e pesta në baterinë 2 dhe e 11-ta në renditjen e përgjithshme, në një garë ku konkurruan 41 atlete. Kujtojmë se kualifikimi për në finale ishte edhe objektivi kryesor që kishte Luiza Gega për në “Tokio 2020”.

(Kosova Sot Online)