E kryer: Grealish lojtari i Manchester Cityt

  • G.g /
  • 05 August 2021 - 11:29
E kryer: Grealish lojtari i Manchester Cityt

Manchester City nuk heq dorë nga interesimi për Jack Grealish.

Duket se anglezi do të vazhdojë karrierën e tij te kampionët momental të Anglisë

Lajmin e ka konfirmuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili raporton se marrëveshja mes dy klubeve për transferimin e tij është arritur.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare që do e mbajë atë në ‘Etihad Stadium’ deri në vitin 2026.

Testet mjekësore pritet të kryhen sot kurse shuma që City ka paguar për transferimin e tij është 100 milionë funte.

(Kosova Sot Online)