Grealish kryen testet mjekësore para se të kompletojë transferimin te City për 120 milionë euro

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 17:05
Grealish kryen testet mjekësore para se të kompletojë transferimin te City për 120 milionë euro

Jack Grealish mund të konsiderohet tashmë lojtar i Manchester City.

Sipas “Sky Sports”, Jack Grealish tashmë ka kryer testet mjekësore te Manchester City dhe së shpejti do të kompletojë transferimin nga Aston Villa.

Ai do t’i kushtojë Cityt 120 milionë euro, shifër shumë e lart për një lojtar si Jack Grealish dhe tashmë City ka nisur të kritikohet nga të katërta anët.

Grealish do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare, deri më 2026.

Dëshira e radhës e Pep Guardiolës është Harry Kane, për të cilin duhet të paguajë së paku 150 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)