“Faleminderit Leo Messi”, Barcelona i jep lumtumirën me një video 7-minutëshe

  • A.P /
  • 05 gusht 2021 - 21:33
“Faleminderit Leo Messi”, Barcelona i jep lumtumirën me një video 7-minutëshe

Për shkak të “pengesave strukturore dhe ekonomike të klubit”, siç thotë Barcelona, Leo Messi s’mund të vazhdojë me Barçën dhe kështu, zyrtarisht, ai është larguar nga klubi.

35 trofe, 778 paraqitje, 672 gola dhe 305 asiste – janë statistikat e Lionel Messit me Barcelonën që vështirë, apo më mirë të themi ‘kurrë’ s’do t’i arrijë një futbollist me një klub të vetëm.

Leo ka fituar gjashtë Topa të Artë dhe gjashtë Këpuca të Arta me Barcelonwn.

Atij tani i ka dhënë lamtumirën klubi përmes një video shtatë minutëshe në rrjetin social ‘twitter’.

(Kosova Sot Online)