Formacioni i PSG dhe City me Lionel Messin

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 23:27
Formacioni i PSG dhe City me Lionel Messin

Lionel Messi më nuk është futbollist i Barcelonës.

Pas shumë vjetësh, ani pse ende nuk duket e besueshme, tashmë është zyrtare, Lionel Messi është larguar nga Barcelona.

Messit i kanë mbetur edhe 20 ditë për të gjetur klubin e ri.

Manchester City dhe PSG shihen si klubet e vetme që kanë fuqinë financiare për të përballuar një lojtar si Leo, që kërkon rrogë të lartë, deri në 50 milionë euro në sezon.

City, me afrimin e Jack Gralish, të cilit ia dha numrin 10, duket si opsion i pamundur, por në futboll gjithçka mund të ndodhë.


(Kosova Sot Online)