
“Nga një djalosh në GOAT”, Barcelona ka një tjetër dedikim për Messin

Ndërkohë që të gjithë prisnin rinovimin, Leo Messi dhe Barcelona nuk ranë dakord për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.
Ylli argjentinas është larguar zyrtarisht nga ekipi i zemrës, aty ku ka mahnitur botën me futbollin dhe magjitë e tij.
34-vjeçari është lojtar i lirë, ai mund të zgjedhë pa probleme skuadrën e radhës, që ka mundësi të jetë PSG.
Barcelona ka postuar në faqen zyrtare një tjetër video dedikuar kapitenit legjendar.Imazhet tregojnë rritjen e kampionit nga Rosario me fanellën e Barçës, ekip me të cilin debutoi në vitin 2005. “Nga një djalosh në më të madhin e historisë“, shkruan klubi katalanas mbi video.
https://twitter.com/i/status/1423388603502182404
(Kosova Sot Online)