Grealish thotë se e bëri ëndrrën realitet me transferimin te Man City

  • G.G /
  • 06 August 2021 - 10:37
Grealish thotë se e bëri ëndrrën realitet me transferimin te Man City

Jack Grealish është shndërruar në lojtarin më të shtrenjtë në histori të Premierligës.

Manchester City pagoi rreth 120 milionë euro për 25-vjeçarin, i cili ka firmosur një kontratë 6-vjeçare me klubin e ri dhe do të mbajë veshur fanellën me numër 10.

Ishi i Aston Villës ndihet i lumtur me transferimin te kampionët e Anglisë.

Këtë lëvizje të madhe në karrierë, ai e ka cilësuar si një ëndërr të realizuar.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që i jam bashkuar Manchester City. Kam ardhur tek ekipi më i mirë në vend, me një trajner që konsiderohet më i miri në botë. Të jesh pjesë e këtij klubi është një ëndërr e realizuar”, deklaroi lojtari anglez.

Grealish ka nënshkruar me Cityn deri në vitin 2027. 

(Kosova Sot Online)