Prapaskena e lamtumirës së Messit, klubi nuk mund të paguante shifrat e çmendura që kërkoi lojtari dhe familja e tij

  • G.G /
  • 06 August 2021 - 10:51
Prapaskena e lamtumirës së Messit, klubi nuk mund të paguante shifrat e çmendura që kërkoi lojtari dhe familja e tij

Lionel Messi i ka dhënë fund epokës së tij me Barcelonën.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi katalanas i cili në rrjetet sociale ka bërë të ditur se argjentinasi ka zgjedhur të mos vazhdojë karrierën e tij në Barcelonë.

Sipas “El Mundo”, gjithçka kishte të bënte me paratë të cilat Barcelona nuk i ka, përkundrazi, është e zhytur në borxhe e ndaj nuk mund të paguante. Në takimin me drejtuesit e katalanasve sot ishin babai dhe vëllai i Mesit. Ata kishin një kërkesë të veçantë: 100 milionë euro!

Të dy e kërkonin këtë shumë të ndarë mes tyre si komision për firmën e re të Messit me katalanasit. Një blerje e mirëfilltë praktikisht, një blerje që Barcelona nuk mund ta bëjë pa shitur gjysmën e ekipit. Në formën e mëparshme të Messit, në vitin 2017, një shifër e tillë kishte qenë 86 milionë euro.

Pastaj ishte edhe çështja e rrogës, të cilën me sa duket Mesi nuk ka pranuar që ta përgjysmojë siç është aluduar kohët e fundit. Të paktën kështu raportojnë mediat spanjolle të cilët bëjnë të ditur se Barcelona është tërhequr, në pamundësi të plotë për të bërë shpenzime të tilla.

(Kosova Sot Online)