Presidenti i Barcelonës zyrtarisht zbulon arsyen e largimit të Lionel Messit

  • G.G /
  • 06 August 2021 - 12:49
Presidenti i Barcelonës zyrtarisht zbulon arsyen e largimit të Lionel Messit

Joan Laporta, në konferencë për media ka shpjeguar arsyet e largimit të Lionel Messit.

Ai ka treguar edhe njëherë se arsye numër një janë paratë, sipas tij humbjet janë edhe më të mëdha se që kanë menduar para se të marrin drejtimin e klubit.

Për këtë, nuk ka shumë hapësirë sipas tij për manovrime për shkak të fair play financiar.

“Messi dëshironte të qëndronte, të gjithë donim të qëndrojë. Dua t’i falënderoj të gjithë për këto negociata për shumë muaj. Duhej të plotësonim kushtet për fai play”.

Laporta thotë se me rinovimin e Messit, klubi rrezikonte shumë dhe sipas tij në këtë rast, klubi është më i madh se lojtari më i mirë në botë.

“Fair Play nuk na lejoi të nënshkruajmë përfundimisht kontratën që ishim rënë dakord me Leo Messin”.

“Ne të gjithë do donim të vazhdonim të shijonim magjitë e tij, por nuk ishte e mundur. Kontrata 5-vjeçare që i ofruam? LaLiga na sugjeroi bindshëm se kjo kontratë mund të pranohej, por pas një analize ata na treguan se nuk ishte e mundur”.

“Fatkeqësisht, ne kemi marrë një trashëgimi katastrofike: pagat e Barcelonës përfaqësojnë 110% të fitimeve të klubit. Nuk kemi një kufi pagash dhe rregulloret e LaLiga kalojnë përmes fair-play financiar, që përcakton kufijtë. Kjo është arsyeja pse ne nuk ishim në gjendje të respektonim marrëveshjen e dakorduar me Leo Messin”.

Joan Laporta: “Klubi është mbi lojtarët, trajnerët dhe menaxherët“.

Ai nuk e mohon se Leo meriton gjithçka; “Ai e ka vërtetuar se  do Barcelonën, por jemi munduar të bëjmë më të mirë për të ardhmen e këtij klubi“, shtoi ndër të tjera Laporta. 

(Kosova Sot Online)