McGregor ndez ‘gjakërat’ me Nurmagomedov: Kalo kohë me familjen tënde, mos e përmend emrin tim

  • G.G /
  • 06 August 2021 - 13:37
McGregor ndez ‘gjakërat’ me Nurmagomedov: Kalo kohë me familjen tënde, mos e përmend emrin tim

Conor McGregor ka bërë disa komente kontroverse në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta me fjalët e tij.

Ylli i UFC, McGregor, nuk është përmbajtur në fjalët për rivalin e tij, duke shkuar aq larg saqë përfshiu edhe fëmijët e rusit.

“Dua t’i ha fëmijët e tij. Kur është hera e fundit që ai i ka parë ata? Gruan e tij? Nënën e tij?”, ka thënë McGregor.

Përveç fëmijëve, shihet se McGregor nuk ka lënë anash asnjë prej anëtarëve të familjes së ish luftëtarit të UFC, Khabib Nurmagomedov.

“Si thua të kalosh ca kohë me fëmijët dhe familjen tënde dhe ta mbash emrin tim larg gojës tënde”, ka thënë mes tjerash irlandezi.

Kujtojmë se McGregor dhe Khabib përballeshin me njëri-tjetrin në vitin 2018, kur Nurmagomedov fitonte pasi arriti t’a mbërthente irlandezin në qafë.

(Kosova Sot Online)