Dominim amerikan në basketboll, e arta e katërt radhazi

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 10:53
Dominim amerikan në basketboll, e arta e katërt radhazi

SHBA ka fituar finalen e madhe të basketbollit në Lojërat Olimpike të Tokios.

Kombëtarja amerikane për meshkuj triumfoi 87-82 ndaj Francës, duke ia dalë të marrë medaljen e artë, për herë të katërt radhazi në Olimpiada, pas Pekinit, Londrës dhe Rios.

Sukses i madh për skuadrën e drejtuar nga Gregg Popovich, teksa suksesi i sotëm ishte i 16-ti për SHBA në historinë e Lojërave Olimpike. Shtetet e Bashkuara deri tani kanë fituar 16 medalje ari që kur basketbolli i meshkujve iu shtua listës olimpike në vitin 1936, dhe pesë nga gjashtë medaljet e arit në këtë shekull.

Kevin Durant ishte lojtari më i mirë në fushë. Ylli i Brooklyn Nets në histori, pasi siguroi suksesin e tretë në Lojërat Olimpike.

Një hakmarrje e ëmbël kjo e SHBA ndaj Francës, kundërshtar me të cilin humbi në debutim në Tokio 2020.

FRANCË-SHBA 82-87
FRANCA: Gobert 16, Fournier 16, Yabusele 13, de Colo 12, Cabarrot 11, Batum 5, Ntilikina 5, Fall 4
SHBA: Durant 29, Tatum 19, Holiday 11, Lillard 11, Adebayo 6, Lavine 5, Middleton 4, Booker 2.

(Kosova Sot Online)