PSG do t’i ofrojë numrin 30 Messit

  • A.P /
  • 09 August 2021 - 23:53
PSG do t’i ofrojë numrin 30 Messit

Argjentinasi e kishte këtë numër kur e bëri debutimin e parë për Barcelonën

Një ndër ndërlikimet që pasohen pas një transferi është numri i ri që do ta bart lojtari, pasi që gjithmonë kur ndryshoni klub numri që keni bartur më parë është i zënë dhe në rast se Lionel Messi kalon në PSG, klubi parisien i ka ofruar atij numrin 30.

Messi mund t’i ofrohet numri 10 nga shoku i tij Neymar, por ai do të refuzoi dhe një ndër alternativat tjera është numri 19, të cilin ai e barti sa ishte i ri.

Numri 30 ka të ngjarë të zgjidhet nga ai, edhe pse është një numër që zakonisht rezervohet për portier në Ligue 1. Ligue 1 mezi po e presin që në Francë të luajë një yll si Messi dhe ky ndryshim në numër nuk pritet të jetë ndonjë faktor për argjentinasin.

(Kosova Sot Online)