Kessie dhe Milani gjejnë gjuhë të përbashkët, 6 milionë në sezon

  • G.G /
  • 10 August 2021 - 13:19
Kessie dhe Milani gjejnë gjuhë të përbashkët, 6 milionë në sezon

Kessie do të vazhdojë ta veshë fanellën e Milanit. Kessie është pjesë e Milanit që nga viti 2017. Për katër sezone, ai ka bërë 184 paraqitje me Kuqezinjtë, ka realizuar 30 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.

Sipas “Calcio Mercato”, Milani është duke planifikuar që të mbyllë sa më parë marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Franck Kessie.

24-vjeçari ka kontratë edhe 12 muaj, por Milani do të bëjë të pamundurën të arrijë marrëveshje sa më parë.

Milani ka vendosur t’i ofrojë lojtarit 6 milionë euro në sezon, pagë që do ta kënaqe Kessien për të pranuar ofertën dhe për të nënshkruar kontratë afatgjate.

Kessie është pjesë e Milanit që nga viti 2017.

Për katër sezone, ai ka bërë 184 paraqitje me Kuqezinjtë, ka realizuar 30 gola dhe ka dhuruar shumë asiste. 

(Kosova Sot Online)