Kohë rinovimesh te City, rrugës janë Foden, Sterling dhe Ederson

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 10:12
Kohë rinovimesh te City, rrugës janë Foden, Sterling dhe Ederson

Pas John Stones, Manchester City do të rinovojë kontratat edhe me tre futbollistë tjerë.

Sipas mediave angleze, pasi City zyrtarisht rinovoi me John Stones deri më 2026, do t’i ofrohet kontratë e re disa lojtarëve tjerë.

City po mendon t’i blindojë Phil Foden, portierin Ederson dhe sulmuesin, Raheem Sterling, ani pse për këtë të fundit ka pasur zëra për largim.

City gjithashtu ka transferuar një futbollist këtë verë, Jack Grealish, 120 milionë euro.

Raportohet se dëshira e madhe e Pep Guardiolës është Harry Kane.

(Kosova Sot Online)