
Varane kryen me sukses testet mjekësore te Manchester United

Qendërmbrojtësi francez, Raphael Varane ka kryer me sukses pjesën e dytë të testeve mjekësore te Manchester United.
Ai tani pritet të nënshkruajë kontratën e re me “Djajtë e Kuq”.
Varane do të jetë pjesë e ekipit anglez deri në qershor të vitit 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Zyrtarizimi i tij nga Manchester United pritet të bëhet në orët në vazhdim.
(Kosova Sot Online)