S’ka fitues pas 90 minutave në ndeshjen Chelsea-Villarreal

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 23:00
S’ka fitues pas 90 minutave në ndeshjen Chelsea-Villarreal

Ndeshja e Superkupës së Evropës mes Chelseat dhe Villarealit nuk ka prodhuar fitues pas 90 minutave.

Rezultati pas lojës së rregullt ishte i barabartë, 1:1,

Ishte Chelsea që kaloi i pari në epërsi përmes Hakim Ziyech i cili realizoi golin në minutën e 27-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 73-të. Gerard Moreno realizoi golin që e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Mbetet të shihet se a do të ketë fitues pas 30 minutave të vazhdimeve, apo fituesi do të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive.


(Kosova Sot Online)