Penalltitë do ta përcaktojnë fituesin e Superkupës së Evropës

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 23:57
Penalltitë do ta përcaktojnë fituesin e Superkupës së Evropës

Kanë përfunduar edhe 30 minutat e vazhdimeve të ndeshjes së Superkupës së Evropës mes Chelseat dhe Villarrealit.

Rezultati pas 120 minutave ishte i barabartë, 1:1.

Ishte Chelsea që kaloi i pari në epërsi përmes Hakim Ziyech i cili realizoi golin në minutën e 27-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 73-të. Gerard Moreno realizoi golin që e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime të dy ekipet patën disa raste, por nuk arritën t’i konkretizonin. 

(Kosova Sot Online)