Prishtina e kërkon kualifikimin sonte

  • G.G /
  • 12 August 2021 - 12:43
Prishtina e kërkon kualifikimin sonte

Bardhekaltrit do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kualifikues me Bodoe/Glimt në Conference League. Kampioni i Kosovës e fitoi ndeshjen e parë javën e kaluar me rezultat 2:1

FC Prishtina do ta kërkojë sonte kualifikimin në fazën e “play-offit” në Europa Conference League. Bardhekaltrit e fituan javën e kaluar ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të garës më të re të UEFA-s.

Ata e mposhtën me përmbysje ekipin Bodoe/Glimt me rezultat 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”. E tash, prishtinasit kanë shkuar me optimizëm në Norvegji për ta ruajtur rezultatin nga ndeshja e parë.

Kampionit kosovar i konvenon edhe një barazim në udhëtim për ta prerë një biletë për fazën tjetër. Trupa e Zekirija Ramadanit e nisi këtë sezon me pjesëmarrjen e parë dhe historike në Ligën e Kampionëve.

Pasi u eliminua prej aty, vazhdoi në Conference League, ku synon ta vazhdojë eksperiencën edhe pas ndeshjes së sontme. Dueli në mes të Bodoe/Glimt dhe FC Prishtina do të fillojë në orën 18:00. 

(Kosova Sot Online)